
Legjislatura e re në Parlament do të nisë me një ristrukturim të komisioneve të përhershme. Tashmë nuk do të jenë më 8 komisione të përhershme, por 11, nga të cilat shtatë do t’i drejtojë maxhoranca dhe katër opozita.
Kryeministri Rama tha se shumica do të ketë drejtimin në komisionin e Ekonomisë, komisionin e Ligjeve apo edhe Komisionin e ri të formuar nga shkrirja e komisionit të Jashtëm dhe atij të Integrimit.
Ndërkohë që opozita do të ketë drejtimin e katër komisioneve, atij të Edukimit, Shëndetësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Kulturës.
Komisionet e reja të përhershme parlamentare
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- e drejton PS
Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- e drejton PS
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- e drejton PS
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet- e drejton opozita
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- e drejton opozita
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- e drejton PS
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- e drejton opozita
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural- e drejton PS
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën- e drejton opozita
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme- e drejton PS
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale- e drejton PS
Top Channel