Rekursi i ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Gjykata e Lartë cakton relatorin e çështjes
11/09/2025 09:52
Gjykata e Lartë ka caktuar relator Medi Bicin për rekursin e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, rekursi lidhet me masat e sekuestrove preventive nga SPAK.
Ndërkohë, ish-funksionari prej verës së 2023 është në kërkim nga drejtësia si një i hetuar ndaj të cilit është dhënë arrest në burg në mungesë për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.
Në këtë çështje, Ahmetaj po hetohet për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Top Channel