Parlamenti Europian miraton rezolutë historike për krizën humanitare në Gaza, i kërkon vendeve të BE-së njohjen e shtetit palestinez

11/09/2025 14:29

Konflikti në Lindjen e Mesme ka arritur ditën e 706-të, ndërsa Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë të përbashkët mbi krizën humanitare në Rripin e Gazës, me 305 vota pro, 151 kundër dhe 122 abstenime.

Rezoluta, e para me shumicë mbi këtë çështje në më shumë se një vit, është paraqitur nga grupet e të Gjelbërve, Socialistëve dhe Liberalëve.

Parlamenti u bën thirrje shteteve anëtare të “shqyrtojnë njohjen e Shtetit të Palestinës” dhe shpreh mbështetjen për qasjen e Komisioneres Ursula von der Leyen ndaj Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael. Teksti, rezultat i një kompromisi midis grupeve politike, nuk përmban një referencë të drejtpërdrejtë për përgjegjësinë e Izraelit për gjenocid.

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, kritikoi ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se ai “ka vrarë të gjitha shpresat” për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Gaza pas sulmit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha.

Rezoluta e miratuar mban titullin “Gaza në buzë të greminës: Veprimi i BE-së për të luftuar urinë, nevoja urgjente për të liruar pengjet dhe për të ecur drejt një zgjidhjeje me dy shtete”, duke theksuar urgjencën e ndërhyrjes humanitare dhe kërkesën për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

Top Channel