Pamje tronditëse pas vrasjes së Charlie Kirk, një person misterioz shihet duke vrapuar mbi çatinë e universitetit

11/09/2025 09:40

Pamje të reja të publikuara në rrjetet sociale kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Universitetin e Luginës së Utah-ut, ku u vra aktivisti konservator Charlie Kirk.

Në videon e parë, e regjistruar nga një student i shkollës së biznesit që po filmonte turmën e mbledhur për të dëgjuar Kirk-un, shihet një person duke vrapuar mbi çatinë e një ndërtese të universitetit, menjëherë pas të shtënave fatale.

Ndërkohë, një video e dytë tregon të njëjtin person të shtrirë mbi çati, në një pozicion që ngjason me atë të snajperëve përpara se të qëllojnë. Pamjet janë regjistruar përballë Qendrës Losee, në oborrin ku ndodhej edhe turma.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende identitetin e personit të filmuar dhe as lidhjen e tij me vrasjen. Megjithatë, publikimi i këtyre pamjeve ka shtuar tensionin dhe ka ndezur debatet mbi sigurinë në kampuset universitare dhe motivet pas këtij akti të rëndë.

Top Channel