
Edi Rama: Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi pavarësisht faktit se përtej arritjeve të padiskutueshme, drejtësia e re drejt shfaq hera herës shenja sëmundjeve të vjetra, që godasin rrugët e frymëmarrjes të lirë dhe dëmtojnë shëndetin e organizmit demokratik të vendit. Pushteti i drejtësisë mban ende prokurorë e gjykatës dritëshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Kur sheh si individë që paguhen me taksat tona shumë më shumë se mësuesit e mjekët, e përdorin pavarësinë e tyre për të goditur interesat e shtetit dhe të familjeve të një lagjeje të tërë banimi, të zë lemeria nga rishfaqja e drejtësisë së vjetër. Nuk bën përjashtim as SPAK, krenaria e vetme sot e zbatimit të reformës në drejtësisë, as gjykata speciale, që nuk po del ende nga hija e SPAK. Këta dy institucione na kanë dhënë arsye për t’u habitur, por edhe për tu shqetësuar. Mosrespektimi i prezumit të pafajësisë, intimidimi i personave të dijeni, paraburgimi si presion, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve, për të linçuar fatin e personave të hetuar, marrja e rolit të institucioneve të tjera e dalja nga roli i garantit të barazisë të ligjit për të marrë rolin e noterit të prokurorit, apo edhe të superprokurorit, janë shenja të drejtësisë së kalbur 100 vjeçare. Por, kujdes, kura për këto sëmundje nuk është kthimi pas nga rruga e pavarësimit të drejtësisë. Duhet ti japim kohë kohës, me bindjen se institucionet demokratike nuk rriten më shpejt se fëmijët.
Top Channel