
11/09 22:50
Një çift turistësh hebrenj, me origjinë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, u sulmuan nga dhjetë persona në një zonë qendrore të Venecia.
Sipas mediave italiane, çifti janë hebrenj ortodoksë të cilët u shënjestruan nga dhjetë të rinj me origjinë nga Afrika e Veriut për shkak të veshjeve të tyre.
Gazeta La Stampa shkruan se autorët i kanë shkelmuar, goditur me shuplakë dhe plagosur në këmbë dy turistët, të cilët u përpoqën – më kot – të largoheshin.
Një nga dhjetë të rinjtë më në fund e kërcënoi çiftin se do ta lironte qenin Rottweiler që kishte me vete për t’i kafshuar. Policia italiane dhe prokuroria e Venecias kanë kryer një hetim dhe autorët akuzohen për dhunë, lëndime trupore dhe kërcënime.
Top Channel