
Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit të 4-t dhe Aleksandër Ceferin zyrtarizmin e vendeve që do të presin aktivitetet madhore europiane të sezonit të ardhshëm, së bashku darkuan në Pallatin e Brigadave.
Në një darkë zyrtare, nga ato të veçantat, me “lugë floriri” drejtuesit e futbollit europian dhe të qeverisë shqiptare shkëmbyen mendimet dhe idetë e tyre për lojën më të bukur në botë, futbollin.
Një darkë e gjitha tradicionale, nga jufkat e Dibrës, tek “medaljoni” i viçit apo bakllavaja, si për ti treguar drejtueseve të futbollit europian se nuk dimë vetëm të organizojmë ndeshje të mëdha të futbollit në mënyrë perfekte, të çfarëdolloj niveli, por edhe të gatuajmë.
Top Channel