Macron dërgon tre avionë luftarakë Rafale për të mbrojtur hapësirën ajrore polake

11/09/2025 20:59

Tre avionë luftarakë francezë Rafale “do të kontribuojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore polake”, si dhe të Evropës Lindore së bashku me forcat e NATO-s, pas “inkursionit të dronëve rusë në Poloni”, njoftoi sot Presidenti francez Emmanuel Macron.

Presidenti francez tha se ia kishte bërë këtë zotim dje kryeministrit polak Donald Tusk, duke shtuar se kishte folur edhe me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

“Ne nuk do të nënshtrohemi ndaj përpjekjeve në rritje për frikësim nga Rusia”, siguroi ai.

Top Channel