Elisa Spiropali lë drejtimin e Kuvendin për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme.

Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama e cilësoi Spiropalin si të duhurën për të qenë në krye të diplomacisë, me aftësi të mira komunikuese.

“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, është një tjetër vend mbledhje pluhurash, të kohës që në atë ministri, matet me qetësi olimpike. Ministria e Jashtme jeton në një zonë orare tjetër, ma besoni këtë. Një zonë orare e ndryshme nga ora e Shqipërisë, ndërkohë që shërbimi i jashtëm ku fatmirësisht kemi disa ambasadorë të nivelit më të lartë europian, është një trup që në tërësinë e vetë, ecën me xhiro të ngadalësuara dhe nuk jep dot atë që me të drejtë pritet prej tij, sidomos në planin e diplomacisë ekonomike, ku me gjithë kërkesën time këmbëngulëse, prej vitesh rezultatet janë modeste, nuk ndryshojnë dhe janë shkurajuese, por ka dhe një arsye tjetër, më e rëndësishme për ta ndryshuar drejtimin e kësaj ministrie.

Në këtë fazë të re, ku na duhet të përgatitemi për një ofensivë diplomatike si asnjëherë më parë sepse procesi ka negociatat, por ka dhe gjithë qeveritë, ministritë e jashtme, parlamentet që do të duhet të votojnë anëtarësimin e Shqipërisë, duhet që ta çojmë në maksimum mbështetjen politike të anëtarësimit dhe na duhet në krye të diplomacisë shqiptare, një profil maksimalisht politik dhe me aftësi të spikatur për të mos i pushuar goja, që natyrisht është Elisa Spiropali”, tha Rama.

Top Channel