“Ka pasur vetëm kontakte indirekte”, ministri i Jashtëm gjerman: Po bëhen përgatitje për bisedime të drejtpërdrejta mes SHBA dhe Iranit në Pakistan 27/03 08:29
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi ato me qëllim eliminimin e udhëheqësve të Hamasit palestinez dhe bëri thirrje për “de-eskalim”.
Deklarata, e miratuar unanimisht nga 15 shtetet anëtare, shpreh “solidaritetin e tyre me Katarin” dhe nënvizon mbështetjen për “sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial” të emiratit.
Ata gjithashtu theksojnë se “lirimi i pengjeve – përfshirë ata të vrarë nga Hamasi – dhe përfundimi i luftës dhe vuajtjeve në Gaza duhet të mbeten përparësia më e lartë” për Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Top Channel