
Ish-kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, u propozua nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Demo dha dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë Berat dhe drejtoi garën për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ai mori mandatin e deputetit, ndërsa tashmë merr postin e ministrit.
Demo ka lindur në Berat, në vitin 1982. Nga qershori 2019 ai ka mbajtur postin e Kryetarit të Bashkisë Berat.
Në vitin 2017 është emëruar Zëvendësministër i Arsimit Sportit dhe Rinisë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2018. Ndërsa gjatë viteve 2012-2016 ka qenë Zv/Rektor i Universitetit të Tiranës.
Ervin Demo ka një karrierë të gjatë në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë. Që nga viti 2004, ka qenë pedagog me kohë të plotë pranë departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Top Channel