
Shërbimi Federal për Monitorimin Financiar i Rusisë (Rosfinmonitoring) e ka përfshirë shkrimtarin e njohur rus Dmitry Bykov në regjistrin e “terroristëve dhe ekstremistëve”, shkruan gazeta e pavarur Novaya Gazeta Europe, e cila botohet jashtë vendit.
Sipas gazetës, mungesa e një ylli pranë emrit të Bykov në listë tregon se ai akuzohet për publikime me përmbajtje ekstremiste.
Në Rusi, autori akuzohet për përhapjen e “lajmeve të rreme” në lidhje me ushtrinë ruse, si dhe për shmangien e detyrimeve që i takojnë si person i shpallur “agjent i huaj”. Në gusht të këtij viti, Bykov u përfshi në listën e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, pasi më herët ishte shpallur në kërkim në nivel federal. Gjykata e Qarkut Cheryomushkinsky në Moskë ka lëshuar një urdhër arresti në mungesë për të.
Dmitry Bykov u largua nga Rusia në vjeshtën e vitit 2021. Ai ka kritikuar publikisht pushtimin rus të Ukrainës. Pas kësaj, shtëpitë botuese dhe libraritë ruse ndaluan shitjen e librave të tij.
Top Channel