24-vjetori i sulmeve në SHBA, Presidenti Begaj: Shqipëria riafirmon qëndrimin kundër çdo forme terrorizmi

11/09/2025 10:28

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Begaj nënvizoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, si partner strategjik dhe aleat i besueshëm në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut.

Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara”, shkruan Begaj.

Top Channel