U qëllua me armë zjarri gjatë një fushate me të rinjtë, organizata e themeluar nga Charlie Kirk zbulon si paraqitet gjendja e tij

10/09/2025 21:38

Turning Point USA, organizata rinore konservatore e themeluar nga Charlie Kirk, ka konfirmuar në një deklaratë për CNN se Kirk është qëlluar me armë zjarri gjatë vizitës së organizatës në kampusin e universitetit të mërkurën.

Aubrey Laitsch, menaxhere e marrëdhënieve me publikun për Turning Point USA, tha: “Kjo është një situatë që vazhdon. Mund të konfirmojmë se Charlie Kirk është qëlluar me armë zjarri. Ai është në spital dhe ne po lutemi për të në këtë kohë.”

Ngjarja tronditi kampusin dhe komunitetin konservator, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet mbi incidentin. Më shumë detaje priten në ditët në vijim.

Top Channel