
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, thotë se sulmi izraelit ndaj Dohas ka “vrarë çdo shpresë” për lirimin e pengjeve që ndodhen ende në Rripin e Gazës.
Në një intervistë, Al-Thani theksoi se nuk mund të parashikonte si do të reagonte Hamasi ndaj propozimeve më të fundit amerikane për armëpushim, nëse Izraeli nuk do të kishte kryer sulmin e së martës. Megjithatë, ai paralajmëroi se të dyja palët, si Izraeli edhe Hamasi, “po i afrohen fundit të mundësive” për të arritur një marrëveshje.
“Isha duke u takuar me një nga familjarët e pengjeve atë mëngjes, para sulmit. Ata po mbështeten tërësisht te kjo ndërmjetësim për armëpushim, nuk kanë më asnjë shpresë tjetër”, tha ai.
“Mendoj se ajo që bëri (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu dje, ishte që vrau çdo shpresë për ato pengje,” përfundoi ai.
Top Channel