Nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama, mbledhja e parë e grupit të ri parlamentar socialist do të mbahet me 11 Shtator.

Burime nga PS i thane gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se kjo mbledhje parashikohet të mbahet menjëherë pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Kjo do të jetë hera e parë kur të 83 deputetët socialist dalë nga 11 Maji do të ulen të gjithë bashkë për të marrë direktiva nga Edi Rama.

“Do të jetë një mbledhje me karakter  organizativ”, tha i njëjti burim nga PS.

Parashikohet mbajtja e kësaj mbledhje rreth orës 13:00.

Kjo përkon me të njëjtin orar kur në selinë blu Doktor Berisha do të zhvilloj mbledhjen e parë te grupit parlamentar.

Paraditen e së enjtes deputetët socialist do të mësojnë se kush do të jetë kreu i grupit të tyre parlamentar.

Në ditën në vijim pritet të caktohen edhe kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga socialistët.

Top Channel