Superkompjuteri i “Opta” parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve 2025-26, ja kush i ka shanset më të mëdha për të ngritur trofeun

10/09/2025 18:44

Me fillimin e fazës së ligës të Ligës së Kampionëve që afrohet, analizat dhe parashikimet janë gjithnjë e më intensive.

Opta, një nga platformat më të avancuara të analizës sportive, ka publikuar parashikimet e saj për edicionin 2025-26, bazuar në 10,000 simulime të zhvillimit të turneut.

Sipas këtyre simulimeve, favoriti kryesor për të fituar trofeun është Liverpooli, me 20.4% shanse për sukses. Të kuqtë, kampionë aktualë të Premier League dhe me një merkato mbresëlënëse pas krahëve, kryesojnë listën përpara Arsenalit (16%) dhe kampionëve në fuqi të Evropës, PSG-së (12.4%).

Top 10 favoritët sipas Opta-s:

Liverpool – 20.4%

Arsenal – 16%

PSG – 12.4%

Manchester City – 8.4%

Barcelona – 8.4%

Chelsea – 6.2%

Real Madrid – 5.6%

Inter – 3%

Newcastle – 2.8%

Bayern Munich – 2.5%

Sipas të njëjtit model, shanset për ekipet jashtë kësaj liste janë minimale – më pak se 2% për secilën, duke përfshirë edhe disa prej kampionëve kombëtarë të vendeve të mëdha të futbollit.

Edhe pse algoritmet dhe analizat statistikore janë gjithnjë e më të sofistikuara, futbolli mbetet një sport i paparashikueshëm. Vetë Opta thekson se këto parashikime nuk janë profeci, por një pasqyrë probabilitare bazuar në formën, historinë dhe statistikat e ekipeve.

Turneu fillon zyrtarisht javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në finalen e madhe të qershorit 2026. Me emra të mëdhenj, rikthime të pritura dhe skuadra që kërkojnë të bëjnë historinë, ky edicion pritet të jetë një nga më emocionuesit e viteve të fundit.

Top Channel