
Policia e kampusit në Utah Valley University ka konfirmuar se Charlie Kirk, themeluesi i Turning Point USA dhe aleat i ngushtë i Donald Trump, është qëlluar me armë zjarri gjatë një vizite në kampus, dhe ndodhet në gjendje kritike në spital.
“Sot rreth orës 12:10 u qëllua me armë zjarri drejt folësit vizitor, Charlie Kirk. Ai u godit dhe u nxor nga vendi i ngjarjes nga sigurimi i tij. Policia e kampusit po heton, një i dyshuar është në paraburgim”, thuhet në një postim zyrtar në platformën X.
Ndërkohë, kanalet amerikane dhe rrjetet sociale kanë publikuar pamje të arrestimit të të dyshuarit, i cili shihet i shtrirë në tokë ndërsa policia e kap me forcë dhe e dërgon në një makinë patrulle. Arrestimi ka ndodhur vetëm pak minuta pas të shtënave, në afërsi të auditorit ku zhvillohej aktiviteti.
This is the man that shot Charlie Kirk, the mainstream media has rotted the minds of our nations elderly to the point they are becoming terroristspic.twitter.com/QsGmLegy7H
— Harrison Krank (@HarrisonKrank) September 10, 2025
Sipas dëshmitarëve, Kirk u qëllua në qafë gjatë aktivitetit të tij “Prove Me Wrong”, ku zakonisht fton studentë për të debatuar ide politike në publik.
Organizata Turning Point USA konfirmoi më herët se Kirk është shtruar në spital dhe po merr trajtim intensiv. “Ne po lutemi për të në këtë kohë të vështirë,” tha zëdhënësja Aubrey Laitsch për CNN.
Më shumë detaje priten ndërkohë që hetimet po vijojnë. Ende nuk është bërë publik identiteti i autorit apo motivi i mundshëm i sulmit.
Top Channel