“Do të mbush me plumba”/ Çfarë ndodhi mes dy policëve? Gazetari jep detaje në Top Story: Shkak, një gjobë

10/09/2025 22:46

Dy efektivë, njëri i FNSh dhe një i forcave Shqiponja janë konfliktuar fizikisht në Shkodër mbrëmjen e së mërkurës.

Gazetari Eraldo Harlicaj, në një lidhje direkte nga Shkodra në Top Story, zbuloi se bëhet fjalë për efektivët Albert Kapaj dhe Altin Preka, dhe shkaku i konfliktit mes tyre, pretendohet të jetë një gjobë.

Sikur të mos mjaftonin vrasjet në shkodër, edhe uniformat blu kanë përplasje me njëri-tjetrin. Rreth oreës 20:00, një nga efektivët, është kërcënuar nga një koleg. Albert Kapaj, punonjës i FNSH, ka pasur përplasje fizike me Altin Prekën, punonjës i Forcave Shqiponja. Kërcënimi ishte që do e vriste dhe do e mbushte me plumba”-raportoi gazetari.

Janë shoqëruar në polici Albert Kapaj, polici i FNSH dhe Alfons Kapaj, vëllai.

Top Channel