
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga forcat ruse, duke dënuar veprimin dhe shprehur mbështetje të plotë për vendin aleat.
Në një postim në rrjetet sociale ai thekson se Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj ndaj unitetit të Aleancës së NATO-s dhe garantimit të mbrojtjes kolektive për të gjithë vendet anëtare.
Ky reagim vjen në një moment tensionesh të shtuara mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, pas zhvillimeve të fundit ushtarake pranë kufirit lindor të Aleancës.
“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia.
Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me Poloninë dhe mirëpresim reagimin e saj, në koordinim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe ndaj sigurimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë Aleatëve“, shprehet Begaj.
Albania condemns the violation of Poland’s airspace by Russia.
We express our full solidarity with Poland and welcome its response, in coordination with @NATO, to prevent further escalation.
Albania remains committed to the unity of the Alliance and to ensuring the collective…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 10, 2025
Top Channel