
Aktorja katalanase Úrsula Corberó ka emocionuar fansat me lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, aktorin dhe producentin argjentinas Chino Darín.
“Kjo nuk është inteligjencë artificiale“, shkroi ajo me humor në rrjetet sociale, duke ndarë foton e shtatzënisë dhe duke shoqëruar postimin me emoji të gëzimit. Njoftimi u prit me mijëra reagime dhe pëlqime brenda pak minutash.
Historia e dashurisë mes dy aktorëve nisi në vitin 2015 gjatë xhirimeve të serialit spanjoll “La Embajada”, ku ata luanin çift.
Romanca e tyre kaloi nga ekrani në jetën reale pas një darke pas xhirimeve, dhe që atëherë, lidhja e tyre ka mbetur e pandarë, pavarësisht distancës mes Spanjës dhe Argjentinës.
Gjatë pandemisë ata u vendosën në Argjentinë, ndërsa sot jetojnë në Barcelonë.
Corberó u bë e njohur në mbarë botën me rolin e saj si Tokio në serialin e suksesshëm “Money Heist” (2017–2021), ndërsa Chino Darín ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si aktor dhe producent në projekte të shumta argjentinase dhe spanjolle.
Ky lajm i gëzueshëm shënon një kapitull të ri për çiftin e famshëm, që prej afro një dekade është ndër më të dashurit në botën e showbiz-it.
Top Channel