
Qeveria ka prezantuar paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit.
Sa i përket ndërtimeve pa leje, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, prezantoi paragrafët që do të shtohen në kodin e re penal, ku parashikohen penalitete më të rënda për shkelësit e ligjit.
“Propozojmë te shtohen dy paragrafë të reja. Kur ndërtimi kryhet nga persona që ushtrojnë funksione publike të dënohet 3-7 vjet. Kush ka një rol për të luajtur për shkak të detyrës në kontrollin e territorit, duhet të ndëshkohet penalisht
Ndërtimi i paligjshëm brenda zonave të mbrojtura, apo kryhet si ndërtim brenda infrastrukturës kritike, dënimi 5-10 vite burg.
Element tjetër është zënia e tokës, që përbën kundravajtje penale. Propozojmë ndryshim rrënjësor të nenit, do ketë 4 paragrafë. Zënia e tokës kryhet në një tokë brenda zonave të mbrojtura, 1-5 vite.”-u shpreh Manja.
Top Channel