
Ligjvënësit në SHBA kanë publikuar një dedikim të vitit 2003 nga Lord Peter Mandelson, në të cilën ai e përshkruan pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein si “shokun e tij më të mirë”.
Letra ishte pjesë e një “libri ditëlindjeje”, të hartuar nga bashkëpunëtorja e Epstein-it, Ghislaine Maxwell.
Në mesazhin për 50-vjetorin e Epstein, Mandelson e përshkruante si një “burrë inteligjent dhe me mendje të mprehtë” që “u hodh me parashutë në jetën e tij”, duke shtuar se “kudo që të jetë në botë, ai mbetet shoku i tij më i mirë!”.
Letra përfshinte edhe një foto të Mandelsonit me dy gra me fytyra të fshehura.
Një zëdhënës i Lord Mandelson tha për BBC-në se ai “ka shprehur prej kohësh keqardhje që ka njohur ndonjëherë Epstein-in”, dhe lidhja me të është “një çështje e dokumentuar publikisht”.
Vetë Mandelson më parë kishte thënë për Financial Times se “më vjen keq që e takova ndonjëherë”.
Top Channel