VIDEO/ Top Channel siguron momentin e arrestimit të autorit të masakrës Shkodrës, detaji që ‘tradhtoi’ vrasësin

08/09/2025 10:28

Skafanderi që mbante në tokë teksa ende drejtonte makinën, ‘tradhtoi’ autorin e masakrës së Shkodrës, ndodhur këtë mëngjes ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Top Channel ka siguruar edhe pamjet teksa Rakip Gilla arrestohet në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.

Pas krimit ai është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.

Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për tu larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit është dorëzuar.

Top Channel