
Atentati në kryeqendrën e veriut për Sali Berishën është tregues që Shkodra është në duart e krimit.
“Shkodra është e tëra për urrejtjen që ka Edi Rama ndaj saj- në orbitën e hakmarrjes, qërimit të hesapeve, sundimit nga bandat. bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama. Breshëri në kafene, plagoset rëndë kamerierja, i uroj të shpëtojë. Janë tërësisht banda të lidhura me shtetin, të cilat qytetin e kanë si trofe të tyre”, tha kryedemokrati.
Kryedemokrati thotë se ka informacion se personazhet e përfshirë në ngjarjen e rendë në Shkodër kanë ndihmuar kundërshtarin politik në zgjedhje.
“Sot, thuhet se disa nga këta ishin aktivë në fushatën elektorale të Edi Ramës. Unë nuk merrem, në kuptimin e asaj që secili ka të drejtë të ketë bindjen e tij, por përdorimi i krimit për qëllime elektorale është ajo çka ne kemi thënë. Kartelet janë përdorur për qëllime elektorale dhe tani ata janë sundimtarë të vërtetë të Shkodrës”, tha Berisha.
Berisha nuk harroi të urojë fëmijët për vitin e ri shkollor dhe as të sulmojë armikun e tij në SPAK Altin Dumani.
Top Channel