Dy të vdekur dhe dy të plagosur në mes të Shkodrës, një i arrestuar/ Pas ngjarjes u largua, por u aksidentua

08/09/2025 09:22

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në mes të qytetit.

Dyshohet se i arrestuari është i përfshirë në krim dhe pas ngjarjes ka tentuar të largohej, por është aksidentuar me një automjet tjetër.

2 të vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci i kësaj ngjarjeje të rëndë. Të plagosurit janë një kamariere, dhe Eugen Vaso.

Ndërsa viktima nga të shtënat kanë mbetur Armando Pali, ish-këshilltar bashkiak dhe ish-punonjës i IMT në Shkodër si dhe Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos, njëri prej të plagosurve dhe shënjestra e atentatit.

Ngjarja ka ndodhur shumë pranë bashkisë së Shkodrës, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Top Channel