Nikki Glaser për fejesën e Taylor Swift: Do të ndryshojë mënyrën si njerëzit e shohin dashurinë

08/09/2025 22:55

Komediania amerikane Nikki Glaser ka reaguar për fejesën e Taylor Swift me sportistin Travis Kelce, duke theksuar se marrëdhënia e tyre mund të ndikojë në perceptimin që shumë njerëz kanë për dashurinë dhe partneritetin.

E pranishme në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2025 më 7 shtator, Glaser – e cila ka ndjekur 22 shfaqje të turneut “Eras” dhe ka shpenzuar rreth 100 mijë dollarë për të parë idhullin e saj – u shpreh se lajmi i fejesës, i bërë publik më 26 gusht në Instagram, e emocionoi pa masë.

Kur u zgjova dhe pashë telefonin plot njoftime, mendova se kishte ndodhur ndonjë tragjedi. Por ishte lajmi më i mirë që mund të merrja!

Glaser shtoi se marrëdhënia mes Swift dhe Kelce duket e shëndetshme dhe e fortë.

Ai është tipi i djalit që çdo vajzë do për mik apo partner. Është i fiksuar pas saj – dhe këtë e meriton çdo vajzë“, tha komediania.

Sipas saj, ky çift mund të bëhet frymëzim për shumë persona.

Mendoj se disa do ndahen pas këtij lajmi, sepse do thonë: ‘Unë meritoj dikë që më sheh dhe më trajton kështu.’

Glaser theksoi gjithashtu se Taylor Swift gjithmonë ka ngritur standardet për gratë – dhe këtë herë, edhe në dashuri. /TAR

Top Channel