Dy të vdekur dhe dy të plagosur, është ky bilanci tragjik nga të shtënat me armë mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër.

Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në ambientet e një lokali, në afërsi të bashkisë së Shkodrës.

Mes të plagosurve janë Eugen Vaso si dhe një kamariere.

Ende nuk dihet asgjë për autorët apo rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Top Channel