ABA STEM hap dyert në Tiranë/ American British Academy është e para shkollë që aplikon metodologjinë “STEM”

08/09/2025 19:52

American British STEM Academy hapi dyert për nxënësit e ciklit të ulët dhe të mesëm arsimor për vitin e ri shkollor 2025-2026.

I pozicionuar në Linzë në Tiranë ky institucion arsimor është shkolla e parë  në vendin tonë që aplikon metodologjinë STEM, një teknikë mësimdhënieje e cila ndërthur shkencën, teknologjinë, inxhinierinë e matematikën.

“Shqipëria është e limituar sa i përket aksesit në STEM e teknologji dhe kjo e bën punën tonë akoma më të veçantë. Duke prezantuar robotikën, printerat 3D dhe mësimin praktik të STEM, do t’u japë nxënësve mundësitë që nuk mund t’i shikojë çdokush në Shqipëri”, thotë Evan Beaudoin, mësues në ABA STEM, i specializuar në AI në Kanada.

Në një botë që po zhvillohet çdo ditë me teknologji të reja, profesione të panjohura më parë dhe sfida globale, fëmijët kanë nevojë për më shumë se thjesht njohuri: ata kanë nevojë për një edukim që i përgatit për të menduar, për të krijuar dhe për të vepruar.

“Çfarë e bën unike American British STEM Academy është ambienti që ne mundohemi t’u ofrojmë nxënësve tanë, për të qenë sa të motivuar dhe kreativë. Të mësojnë zgjdhjen e problemeve, të menduarit kritikë si dhe të punojnë në grup”, shprehet drejtoreshë e përgjithshme në ABA STEM, Marsela Salavaçi.

Shkolla ndërthur programin akademik me mësim praktik në laboratorë modernë, mësim në gjuhën angleze dhe mentorim nga staf i kualifikuar ndërkombëtarisht.

Daniel Beaudoin, partner i ABA STEM, inxhinier software, CEO i Quantum Bits Technology në Kanada thotë: “Këtë vit, ABA STEM ka investuar në blerjen e pajisjeve të reja në robotikë dhe printim 3D. Qëllimi ynë është të kombinojmë programe të reja në fushën e STEM dhe të krijojmë një ambient argëtues për të mësuar për fëmijët. Misioni ynë është të sigurojmë që fëmijët të kenë një arsimim të shkëlqyer, mjetet e duhura dhe një të ardhme të mrekullueshme”.

Shkolla mbështet edhe nxënësit me rezultate maksimale, duke ofruar një sërë bursash dedikuar ekselencës, teksa stafi mirëpret çdo ditë të interesuarit për t’u njohur nga pranë me ambientet, metodologjinë dhe infrastrukturën unike arsimore në Shqipëri.

Top Channel