Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në Llapashticë të Podujevës.

Sipas burimeve të KosovaPress, personi, identiteti i të cilit nuk dihet, është goditur me disa plumba në makinë.

Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress, se rreth orës 19:30 kanë marrë informacion për të shtëna me armë.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave në lidhje me rastin.

Top Channel