
35 gra dhe vajza në Elbasan të dalë nga situata të dhunës në familje janë përfshirë në një projekt të zbatuar nga UNDP dhe të financuar nga Bashkimi Europian ku janë aftësuar profesionalisht, një pjesë e tyre janë punësuar dhe tjerat janë gati për tregun e punës.
Teksa ndajnë momentet më të vështira të jetës, tashmë me ballin lart i drejtohen tregut të punës.
Me peshën dhe përgjegjësinë e fëmijëve për t’i rritur dhe shkolluar këto nëna dalin nga skema e ndihmës ekonomike duke punuar me dinjitet për veten dhe familjen.
Përveç ciklit të këshillimit për punësim dhe aftësimit profesional, 15 gra dhe vajza ndoqën kursin për kujdesin social dhe shëndetësor për moshën e tretë, duke u pajisur edhe me mjetet e nevojshme të punës, një nevojë tashmë shumë e madhe teksa një pjesë e madhe e të moshuarve jetojnë vetëm.
Projekti i cili vjen nga bashkëpunimi i shoqërisë civile dhe bashkisë Elbasan synon përfshirjen e 100 grave e vajzave në nevojë.
Top Channel