“Lajthiza” e para për ErgoBloc! Me linjën e parë në Europë, më e madhja në botë për formatin 5l, 12 mijë shishe në orë

06/09/2025 15:15

Kompania shqiptare “Lajthiza” ka vënë në funksion linjën e parë në Europë dhe në botë për paketimin e ujit në shishe prej 5 litrash, me kapacitet prej 12 mijë shishesh në orë.

Kjo arritje e klasifikon Lajthizën mes kompanive më moderne të industrisë së ujit në Europë dhe Ballkan.

Garantimi i cilësisë është një premtim që Lajthiza i ka dhënë konsumatorit që në fillimet e saj. Dhe sot, pas një pune shumëvjeçare, Lajthiza nuk është vetëm uji i shqiptarëve, por edhe i qytetarëve të botës, sepse cilësia e ujit Lajthiza udhëton në tregjet më prestigjioze në botë.

Thanas Siveri, Administrator i Lajthiza INVEST SHA: “Jemi në fazën finale të instalimit dhe të marrjes në dorëzim të linjës më të re të ambalazhimit 5 litër familjar. Një nga teknologjitë më të avancuara të aplikuara ndonjëherë, e cila konsiston në prodhimin e produkteve të reja: ujë me vitamina, pije freskuese, pije energjike dhe lëngje premium. Jemi krenarë që i jemi përmbajtur kontratës me konsumatorin në lidhje me cilësinë, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Të gjitha këto sigurohen me investime dhe teknologji të avancuar dhe standarde të larta jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar.”

Linja e re është e prodhuar nga kompania gjermane KRONES, me teknologjinë më higjienike dhe pa kontakt ErgoBloc. Ky sistem inovativ rrit sigurinë dhe cilësinë e produktit.

Craciun Cristian Nicolae, Site Manager: “Që nga viti 2008 kompania ‘Lajthiza’ ka filluar bashkëpunimin me kompaninë gjermane ‘Krones’ dhe çdo dy vite ka investuar në linja të reja. Sot është në funksion edhe linja më e re e prodhuar nga KRONES, me teknologjinë më të avancuar ErgoBloc. Ky sistem inovativ integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe kursim të energjisë.”

Falë këtij investimi, Lajthiza arrin një kapacitet mbushjeje prej 2 milionë litrash në 24 orë, duke vendosur një rekord të ri në rajon.

Sistemi është i aftë të përpunojë formate dhe materiale të ndryshme shishesh, madje edhe deri në 100% PET të ricikluar. Me këtë investim, Lajthiza ka siguruar një teknologji të avancuar për dekadat e ardhshme. Sepse Lajthiza është uji i shëndetit që duan ta kenë të gjithë.

Top Channel