
Prej më shumë se 10 vitesh, familja Kocaqi nga fshati Suk i Roskovecit tregton prodhimet bujqësore në tregjet europiane.
Pas kthimit nga emigracioni në Greqi, ata investuan kursimet e mbledhura duke ngritur fillimisht një serë diellore me sipërfaqe 1 hektar.
Me kalimin e viteve, kjo sipërfaqe është zgjeruar në 3 hektarë, ku kultivohen kryesisht domate, tranguj dhe luleshtrydhe.
Prodhimi i tyre shkon tërësisht për eksport, kryesisht në Serbi, Mal të Zi dhe Poloni.
“E filluam këtë punë para 10 vitesh, fillimisht me 1 hektar. Sot kultivojmë domate, trangull dhe veçanërisht luleshtrydhe, që shkon për eksport. Ka vështirësi, sidomos mungesa e krahut të punës dhe kostot e larta, por jemi të kënaqur që punojmë të gjithë së bashku në vendin tonë”, thotë Ervis Kocaqi.
Megjithëse përballen me sfida si çmimet e rritura të plehrave, ndryshimet klimatike dhe mungesën e subvencioneve, familja Kocaqi e sheh bujqësinë si mundësi për të kontribuar në ekonominë vendase dhe për të ndërtuar të ardhmen në atdhe.
Top Channel