26-vjeçari abuzon me turisten italiane në shezlong/ Kapet pas disa orësh në Durrës, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje

06/09/2025 09:05

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi abuzoi seksualisht me një turiste italiane.

Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leonardo Preza është i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Arrestimi i tij u krye pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.

Top Channel