Mesi e mbyll me lot, ylli argjentinas shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të tij

05/09/2025 11:28

Lionel Messi shkëlqeu në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botëror me Argjentinën në shtëpi. Ylli I kombëtares nuk I mbajti dot lotët për ndehsjen e tij të fundit para tifozëve të vet.

Ai shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Venezuelës.

Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë nuk ka thënë se kur do tërhiqet nga futbolli i luajtur, por 38-vjeçari ka theksuar se ndeshja ndaj Venezuelës ishte e fundit në.

“Të jem në gjendje të përfundoj në këtë mënyrë këtu, me njerëzit e mi, është diçka që e kam ëndërruar gjithnjë”, ka thënë Messi.

“Për shumë vjet kam ndier dashurinë e tifozëve të Barcelonës dhe kam dashur ta kem atë edhe këtu në vendin tim”, ka shtuar ylli argjentinas.

I pyetur se kur mund të tërhiqet nga futbolli I luajtur, Messi tha: “Nuk është diçka që më pëlqen, që e dua apo që e pres. Por vitet po shkojnë dhe ka kaluar shumë kohë”.

Ai ka shënuar 36 gola në kualifikimet e Amerikës së Jugut, që është rekord absolut.

 

Top Channel