Mallkimi i Aaron Ramseyt godet sërish, këtë herë viktima e golit të tij ishte…Giorgio Armani

05/09/2025 15:22

Fansat e futbollit po fajësojnë “mallkimin e Aaron Ramsey” për vdekjen e stilistit legjendar Giorgio Armani, pasi disa ditë më parë ai kishte shënuar… një gol!

Ish-lojtari 34-vjeçar i Arsenalit dhe Juventusit shënoi për Pumas në minutat e fundit të një ndeshjeje të Liga MX kundër Atlas, duke shkaktuar një skenë festive në Mexico City. Pas lajmit të vdekjes së Armanit, disa tifozë të futbollit nxituan të theksojnë në mediat sociale se Ramsey, i quajtur ndryshe “Caerfield Deathbender”, kishte shënuar vetëm disa ditë më parë.

“Udhëtim të mbarë, Giorgio Armani. Ti ishe viktimë e mallkimit të Aaron Ramsey në vitin 2025,” shkroi një përdorues në X.

“A e mbani mend mallkimin e Aaron Ramsey? Ja ku është përsëri. Uellsiani shënoi për Pumas më 31 gusht, goli i tij i parë i vitit, dhe sot stilisti legjendar Giorgio Armani ndërroi jetë,” shkruan një përdorues tjetër.

Disa e kanë vënë në dyshim mallkimin, duke pretenduar se goli i Ramsey ndodhi shumë afër vdekjes së Armanit, por vdekja e personazhit të famshëm është e fundit në një seri rastësish të çuditshme që i kanë bërë tifozët të bëjnë shaka për të ashtuquajturin “mallkim” për vite me radhë.

Në të kaluarën, vdekja e “Crafty Cockney” Eric Bristow u njoftua vetëm disa orë pasi Ramsey shënoi. Në vitin 2011, lajmi për vdekjen e terroristit të 11 shtatorit, Osama bin Laden, u njoftua një ditë pasi Ramsey shënoi për Arsenalin kundër Manchester United.

Pavarësisht faktit se shkaqet aktuale të këtyre vdekjeve ishin të pavarura nga golat e Ramsey, teoritë e konspiracionit vazhduan të qarkullojnë, teksa përdoruesit lidhnin golat e uellsianit me vdekjen e personazheve të famshëm si Steve Jobs, Kolonel Gaddafi, Whitney Houston, Alan Rickman, David Bowie dhe Keith Flint.

Vetë Ramsey i kishte hedhur poshtë këto thashetheme në vitin 2015, duke i quajtur ato “qesharake”, por duke shtuar me humor se në disa raste ai kishte “pastruar disa të këqij”.

Humbja e fundit e Giorgio Armani nxjerr në pah lidhjen e çuditshme, ndonëse satirike, midis golave të Ramsey dhe vdekjeve të personazheve të famshëm, duke konfirmuar se mitologjia që rrethon mesfushorin uellsian vazhdon të “magjepsë” dhe shqetësojë tifozët.

Lista e të famshmëve dhe liderëve botërorë ‘të vrarë nga mallkimi i Aaron Ramsey’

Ted Kennedy (politikan amerikan): 25 gusht 2009 – tre ditë pas golit të parë të Ramsey në Premier League për Arsenalin kundër Portsmouth.

Andres Montes (gazetar spanjoll): 16 tetor 2009 – dy ditë pas golit të parë të Ramsey në Uells kundër Lihtenshtajnit.

Osama Bin Laden (themeluesi i Al-Kaedës): 2 maj 2011 – një ditë pas golit kundër Man Utd.

Steve Jobs (bashkëthemeluesi i Apple): 5 tetor 2011 – tre ditë pasi shënoi kundër Tottenhamit në derbin e Londrës së Veriut.

Muammar Gaddafi (diktatori libian): 20 tetor 2011 – një ditë pas shënimit të fitores në kohën e lëndimit kundër Marsejës.

Whitney Houston (këngëtare): 11 shkurt 2012 – një ditë pasi shënoi kundër Sunderland.

Ray Williams (ylli i basketbollit): 22 mars 2013 – të njëjtën ditë me golin kundër Skocisë.

Boris Berezovsky (oligark rus): 23 mars 2013 – ditë pas golit kundër Skocisë.

Ken Norton (boksier): 18 shtator 2013 – e njëjta ditë me golin kundër Marsejës.

Paul Walker (aktor): 30 nëntor 2013 – e njëjta ditë kur shënoi dy herë për Arsenalin kundër Cardiff.

Rubin Carter (boksier): 20 prill 2014 – e njëjta ditë me golin dhe asistimin kundër Hull.

Robin Williams (aktor dhe komedian): 11 gusht 2014 – ditë pas golit dhe asistimit të Community Shield për të fituar kundër Man City.

David Bowie (muzikan): 10 janar 2016 – një ditë pas shënimit kundër Sunderland.

Alan Rickman (aktor): 14 janar 2016 – ditë pas golit dhe asistimit kundër Liverpoolit.

Nancy Reagan (Zonja e Parë e SHBA): 6 mars 2016 – një ditë pas shënimit të golit kundër Tottenhamit në derbin e Londrës së Veriut.

Nicky Hayden (kampion i MotoGP): 22 maj 2017 – një ditë pas shënimit kundër Evertonit.

Roger Moore (aktor i James Bond): 23 maj 2017 – dy ditë pasi shënoi kundër Evertonit.

Gregg Allman (këngëtar): 27 maj 2017 – e njëjta ditë me golin e fitores në finalen e FA Cup kundër Chelsea.

Bruce Forsyth (prezantues TV): 18 gusht 2017 – javë pas shënimit kundër Leicester.

Ken Dodd (komedian): 9 mars 2018 – një ditë pasi shënoi kundër AC Milan.

Stephen Hawking (fizikan): 14 mars 2018 – gjashtë ditë pas shënimit kundër AC Milan.

Eric Bristow (legjenda e shigjetave): 5 prill 2018 – e njëjta ditë kur shënoi dy herë kundër CSKA Moskës.

Burt Reynolds (aktor): 6 shtator 2018 – e njëjta ditë kur shënoi kundër Irlandës.

Keith Flint (vokalisti i The Prodigy): 4 mars 2019 – dy ditë pasi shënoi kundër Tottenhamit në derbin e Londrës së Veriut.

Luke Perry (aktor): 4 mars 2019 – dy ditë pasi shënoi kundër Tottenhamit në derbin e Londrës së Veriut.

Kenneth Kaunda (president i Zambias): 17 qershor 2021 – dy ditë pasi shënoi kundër Turqisë në Euro 2020.

June Brown (aktorja e EastEnders): 4 prill 2022 – një ditë pasi shënoi për Rangers në Old Firm kundër Celtic.

Olivia Newton-John (aktore dhe këngëtare): 8 gusht 2022 – një ditë pas golit debutues për Nice kundër Toulouse.

Steve Harwell (këngëtar): 4 shtator 2023 – dy ditë pasi shënoi për Cardiff kundër Ipswich.

Papa Françesku: 21 prill 2025 – dy ditë pasi Ramsey u emërua trajner i Cardiff-it, sipërmarrja e tij e parë në menaxhim.

Giorgio Armani: 4 shtator 2025 – katër ditë pasi Ramsey shënoi për ekipin e Pumas në ligën meksikane të futbollit.

Top Channel