Eklipsi i plotë i Hënës sjell trazira dhe ndryshime të mëdha astrologjike për këto shenja

05/09/2025 16:23

Më 7 shtator, Hëna do të mbulohet plotësisht nga hija e Tokës, duke krijuar një “Hënë të Kuqe” ose të njohur ndryshe si “Hëna e Gjakut”.

Ky fenomen i rrallë, që ndodh në shenjën e Peshqve, pritet të sjellë emocione të forta, zbulime dhe tronditje që mund të çojnë drejt transformimeve personale dhe ndryshimeve në marrëdhënie apo qëllime jetësore.

Sipas astrologëve, ndikimi i eklipsit do të ndihet ndryshe në secilën shenjë, por tre prej tyre do të jenë më të prekura:

Virgjëresha
Eklipsi ndikon drejtpërdrejt në fushën e marrëdhënieve. Shumë mund të mbyllin kapituj të vjetër ose të forcojnë lidhje që kanë vërtet kuptim, duke nisur një fazë të re riorganizimi personal.

Ujori
Fenomeni ndriçon çështjet financiare dhe vlerat personale. Kjo periudhë është e favorshme për të rivlerësuar burimet, marrëveshjet apo mundësitë e reja në biznes dhe për të ndërtuar një ndjenjë më të fortë vetëbesimi.

Peshqit
Si shenja ku ndodh eklipsi, ata do të jenë protagonistët kryesorë. Hëna e Gjakut sjell transformim të thellë dhe nevojë për autenticitet. Shkëputjet nga marrëdhënie apo zakone që nuk kanë më vlerë janë të pashmangshme, duke hapur rrugën për një fillim të ri personal.

Astrologët theksojnë se ky eklips është një thirrje për reflektim dhe rinisje, duke e bërë 7 shtatorin një datë me ngarkesë të fortë emocionale dhe shpirtërore.

Top Channel