Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, shqyrtohet padia e koalicionit “PD-ASHM” për rrëzimin e vendimit të KQZ

04/09/2025 10:50

Kolegji Zgjedhor shqyrton kërkesëpadinë e koalicionit ‘PD-ASHM’ për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Koalicioni opozitar kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së.

Që nga shpallja e rezultatit, kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet, teksa i cilëson si farsë elektorale.

Padia e PD: Të rrëzohet vendimi i KQZ për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare

Eridian Salianji, avokat PS: Kjo kërkesë nuk mund te ngrihet nga ana formale sepse neni 167 i Kodit Zgjedhor bën shpalljen e rezultatit, pasi ka mbaruar procesi i ankimimit. Që do te thotë se janë  shqyrtuar 12 kërkese padi, dhe janë rrezuar me 12 vendime të kësaj gjykate, dhe do ishte në nderin e paditësit ta tërhiqte këtë kërkesë padi.

Top Channel