
Kolegji Zgjedhor shqyrton kërkesëpadinë e koalicionit ‘PD-ASHM’ për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Koalicioni opozitar kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së.
Padia e PD: Të rrëzohet vendimi i KQZ për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare
Eridian Salianji, avokat i PS: Kjo kërkesë nuk mund të ngrihet nga ana formale sepse neni 167 i Kodit Zgjedhor bën shpalljen e rezultatit, pasi ka mbaruar procesi i ankimimit. Që do te thotë se janë shqyrtuar 12 kërkesë padi, dhe janë rrëzuar me 12 vendime të kësaj gjykate, dhe do ishte në nderin e paditësit ta tërhiqte këtë kërkesë padi.
Relatorja: Gjykata i jep kohe palëve. KQZ të sjellë dy vendimet e komisionit rregullator për shpërndarjen e mandateve për qarqet Shkodër dhe Fier, ndërsa PD i jep kohë ta shkruajë specifikisht pretendimin për këto dy qarqe.
Franci Nuri: Ne e kemi shprehur se vendimmarrja bie ndesh me Kushtetutën. Ne nuk kemi ngritur pretendim ne mënyrë të qartë. E kemi bërë në parim. Nëse gjykata sheh që ka problematikë në këtë lloj vendimmarrje, mund të riktheje vendimin për rregullim te saj.
Anëtarja e gjykatës: Kërkimet nuk mund te jene në tërësi. Kjo ishte arsyeja qe ju tha saktësoni objektin e kërkimit
Salianji: Objekti i kërkimit ishte shumë i qartë. Në asnjë rast pala s’ka përmendur asnjë vendim, as Fier, as Shkodër. Ju jeni gjyqtar dhe duhet të gjykoni çfarë ju kërkohet. Nëse jeni palë, ejani uluni këtu. E keni në procesverbal vendimin. Uluni bëjani dhe zotit Jenisheri padinë. S’mund të thoshte gjykata uluni e bëni këtë. Po të ishim proces gjyqësor, normale me këtë sjellje të gjykatës dhe orientim dhe presion pozitiv se nuk po them fjalën negativ, i bën palës kur pala vetë është shume e qarte është subjekt juridik qe ka ardhur 20 herë dhe këtu, vetë pala s’ka të drejtë të ndryshojë objektin në gjykatë apo shkakun ligjor. Orientimi juaj është që të ndryshojë dhe shkakun ligjor dhe objektin. Vetë pala do thoshte ‘mua me erdhi në mendje dhe ky qark’ atëherë mund ta orientonit.
Kolegji Zgjedhor i kërkon KQZ-së të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet.
Ndërsa PS kërkoi si provë shtese që KQZ bashkë me vendimet për shpërndarjen e mandateve të sjellë dhe kërkesat ankimore për të 12 vendimet.
Top Channel