
Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria, që rezultuan të kontaminuara me metale nikeli.
Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier, e cila bën me dije se produkti ka qenë për eksport dhe se nuk është shpërndarë në tregun vendas.
Top Channel mëson se u krye inspektim në OBU eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij. Rasti do të ndiqet nga strukturat e Drejtorisë Rajonale të AKU Fier.
Njoftim për konsumatorin nga RASFF
Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367 me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.
Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier.
U krye inspektim në OBU eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij.
Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.
Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjëuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme.
AKU ka bërë edhe njoftimin përkatës mbi rezultatet e verifikimeve në kategorinë e njoftimeve RASFF.
Top Channel