
Një ish-punonjës i Zyrës së Gjendjes Civile në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe është vënë nën hetim nga autoritetet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim të detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku është regjistruar procedimi penal ndaj shtetasit F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Grizhë.
Sipas kallëzimit të bërë nga një shtetase 30-vjeçare, me inicialet A. C., ngjarja daton në vitin 2011, kur F. R. mbante detyrën e përgjegjësit në Zyrën e Gjendjes Civile të fshatit Gruemir
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Grizhë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja A. C., 30 vjeçe, se në vitin 2011, kur shtetasi F. R. ka qenë përgjegjës në Zyrën e Gjendjes Civile në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur të dhënat personale të saj dhe të prindërve, të cilat më pas janë përdorur nga shtetas të paidentifikuar për të aplikuar për dokumente identifikimi. Vijojnë hetimet për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel