“Nuk do pranojmë kurrë që Rusia të marrë centralin e Zaporizhias”, ministria e jashtme: Trupat rus të tërhiqen

02/09/2025 21:06

Ukraina nuk do të pranojë kurrë të legalizojë pushtimin rus të centralit bërthamor të Zaporizhias dhe e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë atje është tërheqja e menjëhershme e trupave ruse, tha ministria e Jashtme ukrainase.

Deklarata nuk bëri asnjë referencë të drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha gjatë vizitës së tij në Kinë se Moska ishte e gatshme të bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara për centralin bërthamor, të cilin Rusia e pushtoi disa javë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

“Centrali bërthamor i Zaporizhias është dhe do të mbetet një pjesë integrale e territorit sovran të Ukrainës. Çdo përpjekje nga Rusia për të kundërshtuar këtë fakt është ligjërisht e pavlefshme dhe politikisht e pakuptimtë”, shtoi ministria.

“E vetmja mënyrë për të rivendosur sigurinë bërthamore është tërheqja e menjëhershme dhe e plotë e trupave dhe personelit tjetër rus nga centrali bërthamor i Zaporizhias”, theksoi ministria në deklaratën e saj ajo.

Top Channel