
02/09 22:56
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sonte se “nuk është aspak i shqetësuar” për boshtin që po formohet kundër SHBA-së, i cili përfshin Kinën dhe Rusinë.
Komenti i presidentit republikan në emisionin radiofonik të Scott Jennings erdhi pasi presidenti kinez, Xi Jinping priti udhëheqësit e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, në një samit në Tianjin.
Trump tha edhe një herë se është “shumë i pakënaqur” me Putinin, duke shtuar se administrata e tij planifikon të bëjë diçka për të ulur vdekjet në luftën në Ukrainë.
“Jam shumë i pakënaqur me Putinin, kjo është ajo që mund të them, dhe ne do të bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit të jetojnë”, tha ai.
Top Channel