
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj, ka shpërthyer së fundmi në një reagim të saj në rrjetet sociale.
Gazetarja ka bërë një postim në Instastory, ku ka shkruar për fenomenin që ndodh pikërisht në rrjetet sociale, ku njerëzit tregojnë vetëm anën e bukur dhe në realitet ankohen se nuk iu del rroga në fund të muajit.
Ajo shprehet se i ‘është neveritur çdo rrjet social’, pasi sipas saj, në to ka vetëm ‘fasada, shfaqje luksi dhe mashtrime’. Ledjona shkruan se të njëjtët persona që e shesin jetën si përrallë online, ankohen në realitet.
“Më është neveritur çdo rrjet social. Vetëm fasada, shfaqje luksi e mashtrimeee!!! Të njëjtët që shesin jetën si përrallë online, në realitet ankohen se nuk iu del rroga deri në fund të muajit. Boll me këtë gënjeshtër kolektive aman… Ps: mos lini asnjë reply ose reacted se jam me nerva”.
Top Channel