Si do të pastrohen mbeturinat? Zv/ministri i Mjedisit shpjegon si do funksionojë operatori kombëtar për mbetjet: Do të ketë menaxhim të unifikuar

01/09/2025 17:06

Shqipëria do të këtë një operator të trajtimit të mbetjeve.

Reforma e re për menaxhimin e mbetjeve të integruara nis me dy projektligje të rëndësishme, të cilët synojnë përafrimin 100 % me direktivat e Bashkimit Europian për mbrojtjen e mjedisit.
Bashkitë tanimë kanë si detryim vetëm mbledhjen e mbeturinave.

Ky operator do të marrë në posedim të gjitha pikat fundore të trajtimit të mbetjeve, të cilat janë ato impiante të landfillimit dhe asgjësimit, në mënyrë që investimet dhe asgjësimet, në mënyrë që menaxhimi të jetë i unifikuar në të gjithë Shqipërinë. Sot që flasim, landfillet menaxhohen në mënyra të ndryshme dhe nuk ka një uniformitet”, shprehet zëvendësministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj.

Pritet të miratohet në parlament projektligji për përgjegjësinë e zgjeruar te prodhuesit.

Shqipëria ka qenë i vetmi vend në Europë, i cili nuk e ka pasur këtë sistem. Me projektligjin e ri, sanksionohet krijimi i këtyre kompanive, të cilat do të merren specifikisht me riciklimin, si një detyrim për prodhuesit, importuesit dhe distributorët”, thotë Jaupaj.

Reforma do të vijojë me investime në 10 zonat e menaxhimit të integruar te mbetjeve. Me reformën e re nuk do të ketë më në territorin e Shqipërisë asnjë vendgrumbullim të mbetjeve të paligjshme.

Top Channel