
Përveç rasteve kur janë të qëllimshme apo kur ndodhin nga pakujdesia, ndryshimet klimatike po rritin së tepërmi rrezikun nga zjarret çka kërkon më shumë masa parandaluese nga banorët.
Përballë zjarreve që shpërthejnë papritur në banesë apo atyre në zona pyjore dhe përhapen me shpejtësi nga era e nxehtë, banorët janë të parët që ndihen të rrezikuar.
Fenomeni i stuhive të thata, me vetëtima e bubullima pa pikë shiu, po shndërrohet në një kërcënim të ri për komunitetet në zonat malore dhe pyjore.
Rritja e rasteve të zjarreve të menjëhershme që i vendos banorët në situata të befasishme kërkon rritjen e ndërgjegjësimit për mënyrën si duhet reaguar për të shmangur humbjet e mëdha që shpesh sjellin pasoja fatale.
Të parët që duhen sinjalizuar për të ofruar ndërhyrje të specializuar janë zjarrfikësit të cilët vendosin theksin tek bashkëpunimi me komunitetin
Kujdesi i shtuar për banesat, kontrolle për rrjetin elektrik, vëmendje e shtuar për bombolat e gazit por edhe sinjalizim në rastet kur konstatojnë tym dhe evakuim i menjëhershëm janë shpëtimtarë përballë situatave që mund të shkaktojnë humbje jete.
Top Channel