Ndodh çudia te përfaqësuesja e Kosovës, Edon Zhegrova largohet nga lista e të grumbulluarve për shkak të… Juventusit

01/09/2025 12:50

Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit, me yllin shqiptar të Kosovës që ka zbarkuar në Torino për të kryer vizitat mjekësore me bardhezinjtë dhe më pas për të hedhur firmën në kontratë.

Por ky transferim duket se ka bërë që përfaqësuesja e Kosovës ta lërë jashtë listës për kualifikueset e Botërorit 26-vjeçarin.

Menaxheri i përafqësueses “Dardane”, Bajram Shala në fillim të konferencës ka bërë të ditur se nga lista që është publikuar fillimisht mungojnë dy emra.

Mbrojtësi i djathtë Florent Hadergjonaj mungon shkaku i një lëndimi.

Ndërkohë mungesë edhe më e madhe se e Hadergjonajt është Edon Zhegrova.

Shala ka thënë se pasi trajneri ka biseduar me Zhegrovën është vendosur që ai mos të vije në këtë grumbullim duke marrë parasysh angazhimin e tij ku po e përfundon transferimin te Juventusi.

26-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe për këtë arsye, trajneri Franco Foda duket se ka vendosur që mos ta rrezikojë Zhegrovën në një moment delikat për karrierën e tij, edhe pse në listën e publikuar pak ditë më parë figuronte dhe emri i sulmuesit.

Top Channel