I bëri “dhuratë” pasaportën shqiptare për të luajtur në Itali, Rama konfirmon transferimin e Zhegrovës te gjiganti europian: Ec aty shqipe

31/08/2025 21:39

Futbollisti Edon Zhegrova hap një etapë të re në karrierë, pasi iu bashkua skuadrës italiane të Juventusit.

Mes urimeve që mori ishte dhe ai i kryeministrit tonë, Edi Ramës. “Ec aty shqipe”, shkruan Rama në një postim në rrjetit social “Facebook”, ku postoi një videomontazh të futbollist me shqiponjën në sfond.

Pak ditë më parë, vetë Rama i dërgoi yllit të përfaqësueses së Kosovës pasaportën shqiptare, gjë të cilën vetë Zhegrova e shpërndau në rrjetet sociale duke e falënderuar dhe duke shkruar: “Krenar që jam shqiptar”.

Top Channel