Magjia e Karaburunit, zona më e pëlqyer për turistët që vizitojnë bregdetin shqiptar

30/08/2025 12:46

Gadishulli i Karaburunit mbetet një nga thesaret më të veçanta të turizmit në jug të vendit.

Nga zona e shpellës së Haxhi Alisë, udhëtimi vazhdon drejt kepit të Gjuhëzës, për të kaluar më tej në Gjirin e Dafinës. Pas tij ndodhen gjiret e Bristanit, të Shën Andreas, të Anglezit dhe shume gjire apo shpella nënujore me pamje të mrekullueshme, ndërsa rruga detare për turistet përfundon në Gjirin e Gramës, i cili është edhe pika më tërheqëse për të huajt, që e veçojnë për shkak të shkëmbinjve madhështorë e mbishkrimeve antike të ruajtura aty prej shekujsh.

 “E dashura ime ma sugjeroi ketë vend kaq te bukur. Çdo gjë është e mrekullueshme dhe pa dyshim do tua rekomandoja edhe miqve te mi”, tha një turist amerikan.

“Vij nga Kalabria, dhe eksperienca që po jetoj teksa vizitoj këto bukuri më bën të rikthehem sërish të vizitoj gjiret e pafundme që ofron ku gadishull me këtë natyrë dhe ujë të pastër”, u shpreh një vizitor nga Italia.

“Një mot kaq i bukur në Londër mungon, për më tepër bukuri të tilla dhe çmime të tilla nuk i gjejmë. Do të jetë një nga vendet që do tua rekomandoja absolutisht miqve te mi”, tha një vizitore nga Anglia.

“Vij nga Belgjika dhe prej 14 ditësh po bëjmë një tur në Shqipëri, sot ndodhemi në këtë vend kaq të bukur, do vizitojmë Beratin destinacionin tonë të fundit e do të kthehemi në vendin tone”, u shpreh një turist nga Anglia.

Karaburuni, me natyrën e tij të egër dhe detin kristal ofron një përvojë të pazëvendësueshme për vizitorët që kërkojnë turizëm, aventurë dhe eksplorim larg destinacioneve të zakonshme bregdetare dhe këtë eksperience akoma me te bukur e bën perëndimi i diellit midis gadishullit dhe ishullit.

 

 

Top Channel