
Autoritetet në SHBA kanë identifikuar autorin e sulmit shokues ndaj një shkolle katolike në Minneapolis, ku humbën jetën dy fëmijë.
Sipas tyre, agresori që më pas vrau veten, është një transgjinor, i cili mbante me vete edhe një lloj manifesti ku shkruhej “Vritni Donald Trumpin”. Robin Westman hapi zjarr përmes xhamave të pikturuar të dritarëve të Shkollës së Ungjillizimit, ku edyhe vetë nëna e tij kishte punuar nga viti 2016 deri në 2021-shin. 23 vjecari kishte lënë në internet shënime vetëvrasjeje, një letër faljeje drejtuar familjes së tij dhe një skicë të shkruar me dorë të planimetrisë së brendshme të një kishe.
Westman u identifikua si transgjinor, sipas raportimeve të mediave amerikane që citojnë rrjetet e tij sociale. Në moshën 17 vjeçare, ai kishte kërkuar leje për të ndryshuar emrin e tij nga Robert në Robin, që në Shtetet e Bashkuara mund të përdoret si për mashkull, ashtu edhe për femër. Në një video shqetësuese, që besohet të jetë postuar prej tij shihej slogani “për fëmijët”, i shkruar në karikatorët e armëve. Video të tjera të postuara në YouTube tregojnë armë të ndryshme, duke përfshirë një pushkë gjysmëautomatike dhe një pushkë me pompë, dhe zbulonin se ai ishte fiksuar pas të shtënave masive si dhe atentatorin e sulmit të rëndë të një shkolle fillore te Sandy Hook, Adam Lanza.
Vetë arma e përdorur gjatë sulmit mbante shkrime anti-semitike dhe kundër Izraelit. Policia po heton nëse videot, të shpërndara në internet orë para të shtënave, janë vërtet të lidhura me vrasësin.
Top Channel